Protestuesja nr.1 e tapetit të kuq në Festivalin e Filmit në Kanë do të ngelet gjithmonë Kirsten Stewart.

Aktorja eci sa mundi në tapet të kuq para premierës së BlacKkKlansmen, filmit të fundit nga Spike Lee dhe sapo iu afrua shkallëve të sallës, hoqi takat e saj Louboutin pa u shqetësuar se gjithë vëmendja do të ishte tek ajo.

Advertisement

Kristen u tregua dhe rebele në këtë rast, sepse të mos veshësh taka në Kanë është një thyerje e protokollit dhe kodit të veshjes. Ajo iu përgjigj më mirë këtyre kërkesave qesharake: “Kjo është diçka seksiste. Nëse burrat s’janë të detyruar të veshin fustane dhe taka, as unë s’jam.”

Kjo nuk është hera e parë që Stewart veproi në këtë mënyrë. Dy vite më parë aktorja ka vepruar njësoj, por në vend të takave, i zëvendësoi ato me një palë atlete.