Zbulohet kush do të prezantojë Big Brother VIP (Foto)

Kohët e fundit është folur gjatë për një format të “Big Brother” që do të nisë sezonin e ri në Top Channel, pikërisht për “Big Brother VIP” ku brenda shtëpisë më të madhe do të bëhen pjesë personazhe të njohur shqiptarë.

Ndonëse jemi mësuar që këtë reality show ta prezantojë Arbana Osmani, këtë herë do të jetë ndryshe. Shumë mendonin se Ledioni do të ishte moderatori i saj, por në fakt nuk do të jetë as ai. Kush ngelet?

Advertisement

Sipas dritare.net, Luana Vjollcën, e cila rrëmbeu vëmendjen e publikut me emisionin e saj, “Shiko kush luan”, do ta shikojmë tashmë si moderatore të “Big Brother VIP”. Interesante!