Aktorja e filmave për të rritur paditet nga Dior!

Çfarë mund të bëjë bashkë një aktore filmash erotikë me Dior? Mbiemri…dhe një padi ligjore.

Shtëpia franceze e modës ka hedhur në gjyq Gigi Dior sepse kjo e fundit ka regjistruar emrin e saj të artit si një markë tregtare. Dior po përpiqet ta përmbysë këtë vendim.

Advertisement

“Kjo është qesharake, emri im nuk ka të bëjë me modën dhe – për më tepër, puna që bëj unë nuk i përfshin fare rrobat”, thotë Gigi në përgjigje të padisë, e cila pretendon se po dëmton markën me emrin e saj.

40-vjeçares i është miratuar kërkesa për emrin e saj artistik që prej vitit të kaluar. Ajo e përdor emrin në mediat sociale, llogarinë e saj të OnlyFans, etj.

Dior kundërshton markën e saj tregtare dhe deklaron se emri Gigi Dior mund të shkaktojë “konfuzion” tek njerëzit.

Aktorja e industrisë së filmave për të rritur thotë se e “ka markuar emrin e saj për qëllime argëtimi dhe modelimi” dhe gjithçka ka qenë ligjërisht në rregull.

“Kërkesa ime u pranuar. Pastaj mora lajmin se Christian Dior Couture po apelon miratimin e markës sime. Nëse humbas emrin, markën time, do të humbas gjithçka. Do më duhet ta nis nga e para dhe kjo është shkatërruese për mua”, shprehet Gigi.