Zyrtarisht, ribashkohen Irina Shayk dhe Bradley Cooper!

Irina Shayk dhe Bradley Cooper kanë vendosur që të lidhen sërish, pas ndarjes së bujshme në vitin 2019.

Advertisement

Ata u shfaqën më të dashuruar se kurrë në rrugët e New York-ut dhe thjesht nuk mund t’i shqisnin duart nga trupat e njëri-tjetrit.

Supermodelja dhe super aktori kanë qenë të lidhur për rreth 4 vite (2015-2019) dhe kanë një vajzë 5-vjeçare, të quajtur Lea.

Edhe pse në mënyrë indirekte, çifti na ka lajmëruar për ribashkimin pas fotove në Bahamas, apo festës së Halloween-it, ku Shayk ishte ulur në prehrin e Cooper, këto foto nga paparacët konfirmojnë zyrtarisht rikthimin e një prej çifteve më seksi.