Duket se bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, është mjaft e suksesshme në realizimin e klipeve si regjisore e tyre.
Pas këngës “Drejt suksesit” të Alban Skënderaj dhe Noizy-t, ky i fundit është duke punuar sërish me të.
Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Ajola përmes një postimi në Instagram ku shkruan: “Projekt i ri, së shpejti me Noizyn dhe Ghalin,“ -shkruan Ajola duke lajmëruar kështu edhe për projektin e ri muzikor të reperit.
Noizy nga ana tjetër, na prezantoi ditën e djeshme me Lil Noizy, si dhe ndau një skenë gjatë xhirimeve.
Duket se ka për të qenë një klip mjaft interesant.