Këtë fundjavë këngëtarja e famshme mbushi 30 vjeç.
Kanë mjaftuar tre rekorde për ta bërë atë një divë muzikore, si dhe një nga gratë më të pasura në botë me një pasuri prej rreth 150 milionë euro. Këngëtarja e hitit “Rolling In The Deep” ka shumë arsye për të festuar.
Në moshën 30-vjeçare, Adele nuk është vetëm një nga yjet më të rëndësishëm pop të kohës së saj, por edhe një grua e realizuar: nëna e Angelos dhe gruas së Simon Koneckit.
Adele në vitet e fundit është përballur gjithashtu me një ndryshim të madh fizik, duke humbur 30 kilogramë dhe duke udhëhequr një mënyrë jetese më të shëndetshme.
E për të nisur bukur një kapitull të ri në jetën e saj, ajo festoi ditëlindjen njësoj si në kohë e Titanikut (me siguri të gjithë e dini historinë, dhe të gjithë jeni përlotur gjatë filmit).
“Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëj 30 vitet e ardhshme, pasi kam qenë e bekuar me gjithçka deri më tani. I falenderoj të gjithë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim këto 11 vite. Falenderoj familjen dhe miqtë që ishin pjesë e argëtimit për një nga fiksimet e mija, Titaniku. Mbrëmja e djeshme ishte nata më e bukur e jetës time. Ja disa foto nga festa.”, shkruan Adele në postimin e saj në Instagram ku e shohim të veshur si personazhi i Rozës nga filmi.