Pas lindjes së dy djemve, Rihanna e dëshpëruar për një vajzë!

Këngëtarja e njohur Rihanna është nënë e dy djemve me partnerin e saj Asap Rocky, por ajo ende ka në plan të zgjerojë familjen e saj me më shumë fëmijë.

Dhe e gjitha kjo sipas mediave rozë sepse artistja dëshiron të ketë një vajzë.

Advertisement

Ndërsa mendon për të ardhmen, Rihanna ka ndarë mendimin e saj mbi rrugët e mundshme që mund të ndjekin djemtë e saj sa i përket karrierës në një intervistë të fundit.

Ajo thekson se ata mund të zgjedhin të qëndrojnë larg qendrës vëmendjes ndryshe nga vetë këngëtarja.

Rihanna zbulon se djali i saj më i madh po trego shenja se ai e dëshiron privatësinë, duke shmangur fotot në ekranin e telefonit të cilat sipas artistes i shkaktojnë bezdisje.

E pyetur më pas nëse ajo planifikon që në të ardhmen t’ua dorëzojë sipërmarrjet e biznesit fëmijëve të saj, këngëtarja është shprehur se është tërësisht në dorën e tyre.