Arbana mungoi në festën e TCH, Ledioni hedh dyshime për rikthim…

Mbrëmjen e djeshme stafi i “Top Channel”, festoi festën e fundvitit. Sara si rrallëherë postoi foto me Ledionin në rrjetet sociale, por çfarë ra më shumë në sy ishte një video e Sarës, e cila hodhi një thumb dhe shkruan:

Na falni, kemi që në 2016-ën pa dalë.

Advertisement

Kujtojmë që verën e 2015 Ledioni ka moderuar “BB8” dhe pas asaj periudhe ai është ‘zhdukur’ nga mediat dhe daljet e tij publike kanë qenë të rralla.

Ajo që ra në sy gjatë festës, ishte mungesa e Arbanës, e cila festoi mbrëmë me stafin e saj.

Së fundmi është përfolur që këtë vit “BBV3” do ta moderojë ai dhe jo Arbana Osmani. Arbana apo Ledioni nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar sesi qëndron e vërteta.


E24518092277B4258F5D8E2C7D6C869A_video_dashinit