U shtrua me urgjencë në spital, mësohet gjendja shëndetësore e Jamie Foxx!

Aktori, këngëtari dhe komediani i njohur Jamie Foxx u detyrua të shtrohej me urgjencë në spital ditën e mërkurë pas një shqetësimi shëndetësor, që mbetet ende i pasqaruar, megjithatë duket se nuk ka pasur asgjë serioze për të dhe artisti ka rinisur xhirimet e projektit më të fundit, filmit “Back in Action” , ku është protagonist së bashku me me Cameron Diaz. Dy ditë më parë një burim i tha “PEOPLE” se seti i filmit u mbyll pas frikës shëndetësore së Foxx, por tashmë çdo gjë është rikthyer në normalitet.

Vajza e Jamie, Corinne, tregoi në Instagram se aktori po shërohet pasi u përball me një “komplikacion mjekësor”, ndërsa do të rikthehet në xhirimet e mbetura të projektit konematografik javën e ardhshme:

Advertisement

“Duam t’ju tregojmë se babai im, Jamie Foxx, përjetoi një komplikacion mjekësor. Fatmirësisht, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit që u tregua ndaj tij, ai tashmë është në rrugën drejt shërimit total. Ne e dimë se sa i dashur është ai dhe vlerësojmë lutjet tuaja. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe.”