Vetëm dy muaj më parë platforma e kërkimit të modës, ‘’Lyst” shpalli Meghan Markle si mbretëreshën e vetme të stilit në Mbretërinë e Bashkuar, duke kapërcyer edhe suksesin e blogger-eve më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar. Mirëpo dukesha e Sussex-it, po krijon një identitet të saj si influencuese edhe për sa i përket stilit të ushqyerit. Siç tashmë e dini, familja mbretërore ka një kod të mirëfilltë rregullat sesi duhet të sillen në tryezë dhe gjërave që duhet të konsumojnë, si për nënproduktet, pasi mbartin rrezik të lartë helmimi.
Por, ja që Meghan,kryeneçe si gjithmonë, është e vendosur jo vetëm që të mos i respektojë këto rregulla, por të sjellë një frymë të re të ngrëni. Prej vitesh, ajo ka përqafuar stili vegan dhe mesa duket këtë gjë dëshiron ta trashëgojë edhe tek princ Archie. Të jesh vegan do të thotë të ushqehesh ekskluzivisht nga bimët, pra, të mos konsumosh as mish dhe as nënproduktet e mishit, ushqimet e detit, nënproduktet e qumështit dhe vezët.
Por Meghan nuk është e vetmja që ka përqafuar këtë stil të ngrëni, pasi edhe kushërirat e princave Harry dhe William, dukeshat Betarice dhe Eugenie të York-ut. Sipas burimeve brenda familjes mbretërore, edhe princi Harry po i bashkangjitet pjesëtarëve të familjes mbretërore që po ushqehen në mënyrë vegane. Të jetë vallë një sfidë ndaj mbretëreshës Elizabeth?
/Living/