Rita Ora është ndarë nga i dashuri i saj Andrew me të cilin kishte mbi një vit lidhje.
Gjithçka dukej mirë mes tyre, të paktën nga aq sa tregonin fotot e pushimeve, por kaq ishte. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e ka pranuar ndarjen, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë detaj për thashethemet që kanë dalë në lidhje me të dhe Chris Brown.
Megjithatë, në një intervistë të fundit, Rita reflektoi mbi dashurinë e saj të parë, DJ Calvin Harris, dhe pranoi se ajo kishte kaluar ‘kohën më të mirë’ me të.
Ajo u shpreh nostalgjike për lidhjen me të dha tha se DJ i hitit “Drinking From the Bottle” ishte mashkulli i parë që ka dashuruar.
Pak javë më parë, mediat përfolën se Rita Ora është lidhur me këngëtarin Chris Brown, dhe dyshja ishte fotografuar gjatë Javës së Modës në Milano , duke pirë dhe duke kërcyer.