Lana Del Rey ka reaguar ashpër ndaj Kanye West për mbështetjen e tij mbi Donald Trump.
Këngëtarja, e cila performoi në dasmën e West dhe Kim Kardashian në vitin 2014, e përshkroi miratimin e reperit për presidentin amerikan si “humbje për kulturën”.
Reperi postoi një foto me kapelën MAGA – Make America Great Again (Ta bëjmë Amerikën për së mbari sërish), slogan ky i Donald Trump-it.
Lana komentoi tek postimi duke shkruar: “Zgjedhja e Trump-it si president ishte humbje për vendin, por mbështetja jote për të është humbje për kulturën. Ajo vazhdoi duke thënë se Trump dhe Kanye kanë probleme ekstreme me narcizmin.
“Nëse mendon se nuk ka problem të mbështesim një burrë që mendon se është OK të prekë një grua në vaginë thjesht sepse është i famshëm, atëherë ke nevojë për një kontroll po aq sa ai. Është diçka që shumë narcistë nuk do e kuptojnë”.
Ashtu sikundër Del Rey, edhe aktori Chris Evans iu drejtua Twitter-it për të kritikuar artistin.
There’s nothing more maddening than debating someone who doesn’t know history, doesn’t read books, and frames their myopia as virtue. The level of unapologetic conjecture I’ve encountered lately isn’t just frustrating, it’s retrogressive, unprecedented and absolutely terrifying. https://t.co/4jCFwB4T5U
— Chris Evans (@ChrisEvans) September 30, 2018