Serena Williams këndon topless për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Si çdo vit, figura të njohura botërore ngrenë zërin e tyre për të inkurajuar gratë që t’i kushtojnë vëmendje shëndetit.

Advertisement

Tenistja e famshme Serena Williams ka publikuar së fundmi një video ndërgjegjësuese ku shfaqet topless dhe mbulon gjoksin me duar.  Në video, Williams këndon një pjesë të hitit “I Touch Myself” nga The Divinyls.