Ëndrra e Manushit u realizua! Së shpejti një brune dhe një bjonde në krah të tij

Mes valëve të largimimeve dhe zëvendësimeve këtë sezon të ri televiziv, ish-moderatorja e “Jo Vetëm Modë” në TV Klan, Nevina Shtylla, tashmë është pozicionuar në Top Channel.

Lajmi u konfirmua vetëm pak orë më parë, kur Glenti Nallbani, redaktor tek “Procesi Sportiv”, postoi në Instagram Stories një foto të Edi Manushit me dy vajza në krah, Fjoralba Ponarin dhe Nevina Shtyllën. “Ëndrra e Manushit u realizua. Një bionde dhe një brune!”

Advertisement

Pra, këtë sezon të ri “Procesi Sportiv” do të vijë me dy moderatore, një bjonde dhe një brune. Ose Fjoralba mund të jetë pjesë e një tjetër projekti brenda televizionit. Këtë presim ta zbulojmë shumë shpejt!