Sot nisi viti i ri shkollor dhe për shumë nxënës ishte dita e tyre e parë. Po për aktorin e humorit, Gentian Zenelaj, si ka qenë kjo ditë?
Në një intervistë për Tirana Post, Genti është kthyer pas në kohë.
Shumë larg ditëve të sotme, në detaje dhe përjetime, dita e parë e shkollës për Gentin ka qenë më e bukura. Siç edhe vetë ka treguar, ka qenë shumë i lumtur ditën e parë, por kur vjen puna tek zysha gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta.
“Mësuesja e parë ka qenë zysh Mira, fatkeqësisht nuk jeton më. Ka qenë zysha më e rreptë në galaksi. Kam pasur shumë frikë edhe jashtë shkolle. Ndërroja edhe rrugën kur e shikoja”,-ka shpjeguar ai.
Si të gjithë edhe Genti i kujton me nostalgji ato vite me gjithë të mirat dhe të këqijat.