Elita Rudi ndjek traditën, ka gati pajën

Elita Rudi dhe Gjiko do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë më 21 shtator në Prishtinë.

Katër ditë para dasmës, moderatorja seksi na habiti me postimin e saj, ku tregon se ka bërë gati pajën për ta çuar tek burri, ashtu siç e kërkon tradita.

 

View this post on Instagram

 

4

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on


Paja e nuses ka një origjinë shumë të lashtë dhe me kalimin e viteve ky zakon është më i dukshëm në zona të thella të Shqipërisë, ku gratë përgatisnin pajën e tyre duke qëndisur apo punuar me grep çdo detaj, duke realizuar kështu punime të mrekullueshme.

Duke qenë se sot pjesa më e madhe e çifteve preferojnë të bëjnë dasma moderne, Elita është përgëzuar nga të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ për ndjekjen e traditave.

Megjithatë nuk dihet nëse moderatorja dhe këngëtari do ta ruajnë traditën deri në fund të dasmës, sepse detajet e tjera do t’i zbulojmë ditën e martesës.