Lady Gaga tregon si i ndikojnë ende ngacmimet seksuale të së shkuarës

Për kopertinën e muajit tetor, revista Vogue ka përzgjedhur këngëtaren dhe aktoren me filmin e saj të parë “A Star Is Born”, Lady Gaga.

Ajo ka folur hapër për projektet e reja, filmin, lëvizjen #MeToo si dhe përballjen me ngacmimet seskuale që i kanë ndodhur. Por këngëtarja zbuloi edhe dhimbjen e saj më të madhe.

Advertisement

Lady ka rrëfyer se është përdhunuar në moshën 19-vjeçare dhe kjo gjë e prek ende.

32-vjeçarja ka pranuar se ndihet “e mjerë” në çdo ditë të jetës së saj që nga ngjarja e tmerrshme që i ndodhi. Ajo u përdhunua nga një producent muzikor, por nuk zbuloi identitetin e tij.

“Askush tjetër nuk e dinte. Unë po përpiqesha ta fshija nga truri im. Dhe kur doli në fund, ishte si një përbindësh i madh, i shëmtuar. Dhe ju duhet të përballeni me përbindëshin për tu shëruar,”-tha këngëtarja.

“Me problemet e mia të shëndetit mendor, ku gjysma e betjes ishte në fillesat e saj, u ndejva sikur unë po gënjeja botën sepse kisha shumë dhimbje por askush nuk e dinte. Dhe kjo është arsyeja pse unë dola dhe thashë se vuaj nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) sepse nuk dua të fshihem, më shumë se sa kam bërë deri tani.”