Kendall Jenner kërkon falje për gjithë “ato modelet e tjera që…”

Një intervistë e shkuar dëm…

Modelja Kendall Jenner ishte në numrin e fundit të Love Magazine ku dha një intervistë që shumë modele të tjera nuk e pëlqyen aspak dhe e kritikuan rëndë.

Advertisement

Kjo sepse në një moment ajo ishte shprehur: “Që nga fillimi kam qenë shumë përzgjedhëse ndaj shfaqjeve ku do dal. Nuk kam qenë kurrë një nga ato vajzat që shkojnë në 30 shfaqje për sezon apo çfarë dreqin tjetër bëjnë. Bravo ju qoftë, por unë kam qenë e zënë me shumë punra të tjera, jo vetëm me pasarela, por me shumë të tjera.”

Kaq mjaftoi dhe komentues të shumtë, ndër to dhe modele, i shpjeguan Kendal se: 1. Jo të gjithë vijnë nga një familje e pasur. 2. Shumë prej tyre i paguajnë vetë faturat dhe qiratë e apartamenteve. 3. Nuk janë ekonomikisht në atë pozitë sa të refuzojnë punë.

Kështu duket se Kendall mblodhi mendjen dhe shkrojti në Twitter:

“Ajo çfarë thashë është nxjerrë krejtësisht nga konteksti. Dua ta sqaroj mirë. Respekti që kam për të gjitha koleget e mia është i jashtëzakonshëm. Unë vlerësoj shumë talentin dhe punën e tyre të palodhur. Është një arritje e madhe.” –u shpreh modelja milionere.


Ndërkohë në setin fotografik, Jenner shfaqet topless.