Jonida Shehu do të risjellë emisionin që na kishte munguar në Top Channel

    Jonida Shehu ka nisur emisionin “Jonida Podcast” në Youtube, ku moderatorja fton personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët rrëfejnë jetën e tyre, diçka që siç është shprehur moderatorja, ka dashur gjithmonë ta bënte.

    It started…@jonidapodcast .Out now on youtube.@foureira ??

    A post shared by Jonida (@jonida.shehu) on

    Advertisement

    Projektet e saj nuk mbarojne me kaq. Kujtojmë si fillim se ajo braktisi ekranin e “Top Channel”, pas një debati me drejtuesit e këtij televizioni se kishte transmetuar reklamë pa pagesë gjatë puntatës së “Pasdite në Top Channel”, ku e ftuar ishte Rezarta Shkurtra.

    Megjithatë moderatorja u rikthye në ambientet e televizionit për një projekt të ri, ose më saktë për të risjellë një projekt të vjetër.

    Burime pranë “Politiko.al” kanë zbuluar se Jonida do të risjellë emisionin “Natën Vonë”, të cilin e ka realizuar edhe vite më parë në televizionin “Ora News”. Ajo do të jetë moderatore dhe autore e programit.

    Në një intervistë për “Edicioni Veror”, Jonida u shpreh entuziaste për sfidën e re që do të fillojë në shtator.

    “Drejtuesit e rinj më propozuan të bëja diçka të re që në fakt më pëlqen shumë. Është një format show por jo spektakël. Shumë personazhe do të mblidhen çdo të hënë nga ora 10 deri në orën 12 pa 5. Një festë private ku njerëzit do të shprehen.” – tregoi Jonida Shehu për projektin e ri.

    @orinebijaj @pushimeonto

    A post shared by Jonida (@jonida.shehu) on

    Duket interesante!