Reperi i njohur shpëton nga aksidenti ajror, por njerëzit i uruan vdekjen

Post Malone fituoi një çmim prestigjioz në ceremoninë e MTV Videos Music Awards.

Advertisement

Këngëtari dhe reperi i njohur rrëmbeu çmimin “Kënga e Vitit” dhe pas kësaj udhëtoi drejt Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në një koncert në Leeds.

Për fat të keq, avioni i tij privat u detyrua të bënte një ulje emergjente. Avioni ishte në fluturim nga Teterboro i New Jersey-t për në aeroportin e Lutonit, kur thuhet se i shpërthyen dy goma.

Duke shkruar në Twitter, ai falënderoi njerëzit për lutjet e tyre, por tha se nuk mund të besonte “se sa njerëz i dëshironin vdekjen në këtë faqe interneti”.