Mbrëmjen e djeshme u mbajt një nga eventet më të rëndësishme të muzikës në SHBA.
Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, njëkohësisht edhe mikesha të ngushta me njëra-tjetrën, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë shkëmbyer një puthje në buzë me njëra-tjetrën në MTV Music Video Awards në New York.
Rita Ora u shfaq me një fustan mjaft transparent duke i lënë syrit që t’i shoh të gjitha, gjë që në fakt nuk është e re për 27-vjeçaren, kurse Bebe zgjodhi një veshje me shkëlqim metalik.
Gjithashtu, siç tha edhe Rexha, Rita Ora ishte e para shqiptare që rrëmbeu çmimin VMA për kategorinë “Best Dance”.