Nicki Minaj nuk i del e keqja, sulmon Travis Scott dhe Kylie Jenner

Së fundmi Nicki Minaj ka publikuar albumin “Queen”, por është e pakënaqur me ecurinë e tij dhe këtë e ka shprehur hapur.

Reperja është shumë e revoltuar për arsyen e thjeshtë se albumi i saj nuk është në krye të çdo klasifikimi e sidomos në Billboard.

Për të shprehur inatin e saj ajo i është drejtuar Twitter-it ku ka bërë një postim ku shpreh pakënaqësinë e saj të tejskajshme kundrejt disa emrave, duke përfshirë kryesisht Travis Scott edhe Kylie Jenner.

Mesa duket, Nicki mendon se suksesi i albumit të Travis Scott është i pamerituar pasi Kylie e ka reklamuar shumë duke futur dhe të bijën e tyre, Stormi-n në këtë mes.

“Derdha gjak e djersë për atë album fantastik dhe Travis Scott përfiton nga Kylie që poston foto nga turneu dhe thotë hajdeni takoni Stormi-n. Më bëni për të qeshur. ‘Qween’ theu rekordin duke qenë në vend të parë në 86 vende. Faleminderit Jezus dhe faleminderit fansa,” shkruan ajo.

Ndërsa kur thotë që Kylie poston foto të turneut, e ka fjalën për foton në të cilën shkruhet: “Unë dhe Stomi jemi gati për turneun”.

me and storm ready for tour 🎪♥️ shop.travisscott.com

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Gjithashtu ajo shtoi se: “Travis shiti mbi 50 mijë kopje. Pa asnjë detyrim për të shlyer albumin! Pa data për turne, etj. Fola me të. Ai e di që albumi i tij s’është për vend të parë këtë javë. I dua fansat që më falën albumin më të mirë në Amerikë!

Pra sipas reperes, Kylie ka dorë në suksesin e Travis dhe ky i fundit po e përdor mjaft mirë famën e saj.