Princ Harry dhe Meghan në ceremoninë e 92-vjetorit të mbretëreshës (Foto)

Muaji i mjaltit për Princ Harry dhe Dukeshën e Sussex, Meghan Markle ka përfunduar.

Çifti mbretëror është fotografuar duke mbërritur në Pallatin Buckingham ku morrën pjesë në ditëlindjen e Mbretëreshës.

Advertisement

Mbretëresha feston 92-vjetorin e lindjes. Ajo bën dy ditëlindje çdo vit. Ditëlindjen e saj të vërtetë më 21 prill dhe atë zyrtare, e cila festohet të shtunën e dytë të muajit qershor. “Trooping The Colour” quhet ceremonia ku marshojnë oficerët, muzikantët dhe kuajt tek Horse Guards Parade në Londër.