Kledi Kadiu do të jetë pjesë e një emisioni shqiptar?

Balerini i njohur, Kledi Kadiu do të kthehet në Shqipëri, për tu bërë pjesë e një spektakli kërcimi.

“Anabel” shkruan se 44-vjeçari do ti bashkohet jurisë së “Dance with me”, në Tv Klan, në sezonin e ardhshëm të këtij programi.

Advertisement

Kledi Kadiu është një ndër balerinët më të famshëm shqiptarë, i cili zhvillon karrierën e tij të suksesshme në Itali. Ai është baba i një vajze të quajtur Lea dhe në pak ditë po përgatitet të lidhë kurorë me partneren Charlotte Lazzari.

??❤

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi) on

Ceremonia do të zhvillohet në Romë, buzë liqenit të Braçianos më datë 18 të këtij muaji.

Ciao a tutti ? Pershendetje te gjitheve

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi) on

Dasma e balerinit të famshëm shqiptar mendohet të jetë një “shfaqje” më vete, pasi në të pritet të marrin pjesë personalitete të njohur si Maria de Filipi, Ambeta Toromani, Ermal Meta etj…