Ndërkohë që presim nga dita në ditë klipin e këngës “Live It Up” të Kampionatit Botëror, Era Istrefi sapo publikoi “Prisoner” (I/E Burgosur).
Të gjithë e dimë se thellë-thellë Era ka në shpirt muzikën reggae, e pikërisht kjo është ajo çka solli këtë herë.
Në intervitën ekskluzive për Billboard këngëtarja është shprehur:
“Unë u rrita duke dëgjuar regjistrimet e rrymës reggae, kështu që kur dëgjova një demo të “Prisoner”, të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, ndjeva se kënga është kaq e ndërlidhur me mua, me meloditë e pabesueshme dhe me tekstet me të cilat identifikohem. Ka emocione që më çojnë në vende të lumtura dhe melankolike. Unë jam autentikisht reggae, e adhuroj këtë gjë.”
Shijojeni!