Tristan Thompson bëri rikthimin e tij triumfues në Instagram pas skandalit të tradhëtisë ndaj Khloé Kardashian.
Por ndërkohë që të gjithë prisnin të jepte ndonjë falje për sjelljen e pamoralshme ndaj partneres, apo të ndante me fansat diçka nga lindja e vajzës, ai i zhgënjeu të gjithë…
Në vend të tyre Thompson ka postuar një foto në llogarinë e tij ku feston fitoren e ndeshjes së radhës në basketboll.
Shumë prej fansave të tij (në Insta numërohen rreth 2.9 milionë të tillë) nuk e pritën aspak mirë dhe komentet ishin nga më të ndryshmet.
“As një urim mirëseardhjeje për vajzën e tyre…Po ky mendon se ne e harruam çfarë i bëri Khloe-s?”- shkruhet në njërin prej tyre.
“Të të vijë turp! Si mund t’ja bësh këtë asaj. Ajo merton shumë më mirë se ty. Dhe e bëre këtë gjatë kohës që ajo do t’i jepte jete fëmijës suaj. E di shumë mirë se si ndihet ajo, sepse e kam kaluar vetë.”, shkruan një tjetër.
Është ende e paqartë se çfarë po ndodh vërtet mes Tristan dhe Khloe dhe se deri ku do të shkojë marrëdhënia e tyre, por burime pranë familjes së famshme thonë se gratë Kardashian nuk janë dakord që ajo ta falë.