E ftuar në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin ishte E Bukura e Dheut (siç e quajmë ne), aktorja, ish-Miss Globe dhe së fundmi prezantuesja e “Dancing With The Stars”, Almeda Abazi.
Duke qenë se sot jemi në pritje të natës së pestë të programit “Dancing With The Stars” në Vizion Plus, gjatë fundit të intervistës Almeda na zbuloi një surprizë mjaft të bukur që kishte dëshirë të realizonte në natën finale (jo sot).
“Nuk e kemi vendosur akoma se kur, por që edhe unë edhe Tolgahan duam shumë, sepse nuk ka ardhur asnjëherë në Tiranë, dhe dua shumë të kërcejmë bashkë, sepse unë e kam pasion kërcimin. Por nuk e kemi vendosur akoma, nuk e kam folur as me produksionin, është thjesht një [dëshirë].”
Nuk na ngelet tjetër veçse të shpresojmë që produksioni t’ia realizojë dëshirën, pasi ata të dy… në një kërcim… Oh!