Kompania Snapchat në telashe!
Pasi askush nga përdoruesit nuk e pëlqeu ndryshimin që u bë në aplikacion, Snapchat publikoi një reklamë ku në qendër ishte dhuna fizike e Chris Brown ndaj Rihanna-s vite më parë, kur këngëtarja kaloi momente traumatike në jetën e saj.
“Zgjedhje të vështira:
Do të doje të gjuaje me shpullë Rihannën apo me grusht Chris Brown?” , -shkruhej në reklamë.
Is it just me, or is this ad that popped up on my Snapchat extremely tone deaf? Like what were they thinking with this? pic.twitter.com/7kP9RHcgNG
— Royce Mann (@TheRoyceMann) March 12, 2018
Vetëm shumë pak pasi kjo reklamë u publikua, një lumë kritikash vërshuan në “Twitter” duke e cilësuar si të pavend këtë veprim të Snapchat.
Pas kësaj kompania kërkoi menjëherë ndjesë publike, duke u përpjekur të shfajësohej se nuk ishte një punë e tyre, por një lapsus.
E megjithatë, pas një dite heshtjeje si nga ana e Chris Brown, po ashtu dhe këngëtares, RiRi thyen heshtjen dhe turpëron publikisht këtë aplikacion.
“Tani SNAPCHAT e kupton dhe vetë se nuk më pëlqen më si aplikacion, por dua vetëm të kuptoj ku qëndron qëllimi i gjithë kësaj rrëmuje. Do doja ta quaja injorancë, por e di që nuk jeni aq të trashë! Paguat para për të krijuar diçka që prek gjithë viktimat e dhunuara fizikisht dhe e kthyet në shaka. Kjo nuk lidhet me ndienjat e mija, pasi nuk kam më…por e kam për gjithë gratë, fëmijët dhe burrat, të cilët kanë qenë viktima të dhunës në familje në të shkuarën dhe nuk e kanë kaluar ende… na zhgënjyet! Turp të keni! Flakeni tutje faljen tuaj.”, shkruan ajo në një postim në Instastory.