Dy këngëtaret nga Kosova, Rita Ora dhe Dua Lipa janë ndër më të ndjekurat dhe të pëlqyerat të momentit në botë.

Kohët e fundit po përflitet se të dyja do mund të vijnë në vendlindje për festën e 10-vjetorit të Pavarësisë. U mësua se Rita Ora ka konfirmuar ardhjen e saj në Kosove dhe hyrja në koncert thuhet se do jetë falas, por si duket Dua Lipa ishte një mundesi tjeter për të performuar në këtë koncert dhe burime për gazetaexpress, treguan se do të vinte vetëm nëse do të paguhej.

Advertisement

Kjo gjë duket se nuk është e vërtetë, pasi të afermit e Duas treguan sërish për këtë media se Lipa nuk mund të vijë pasi ka angazhime të tjera të cilat i kishte vendosur më parë për këto data dhe nuk ka patur një ftesë zyrtare nga qeveria.

“Asnjëherë nuk kemi biseduar për para apo gjera të tjera. Ne kemi kërkuar nga qeveria që të na dërgojë një ftesë zyrtare, dhe më pas ajo të shqyrtohet”,- thonë të afërm të këngëtares me fame botërore.

“Por, Dua e ka të pamundur të jetë në Kosovë në atë kohë, për shkak të axhendës së saj të fiksuar muaj e muaj më parë”.