Në fillim, kur Stresi publikonte foto e video duke parë telenovelën turke “Kosem”, na dukej e pabesueshm, aq sa menduam se e bënte për tu tallur.

Por, qenkemi gabuar, pasi ai paska filluar vërtetë ta njekë dhe qenka fiksuar keq pas saj. Së fundmi Stresi ka qenë i ftuar në eminsionin “Rudina” ku ka deklaruar se është ndjekës i rregullt i serialit “Kosem”.

Advertisement

“Më pëlqejnë shumë të tilla seriale, kanë emocion. Tek këto seriale kam mësuar shumë në lidhje me nuset dhe vjehrrat. Jam shumë i papërgatitur, shoh shumë lloj serialesh dhe përgatitem për martesën time”,- tha Stresi, duke treguar në këtë mënyrë arsyen se pse e ndjek këtë serial turk.