Kim Kardashian dhe Kanye West sollën në jetë një vajzë, Chicago West, nëpërmjet një nëne surrogate javën e kaluar, por ylli i “Keeping Up With The Kardashians” tashmë po konsideron t’i nënshtrohet procesit për një fëmijë tjetër.

“Edhe para se të lindte Çikago, Kim po fliste për  fëmijën e saj të ardhshëm”, tha një burim i revistës People.

Advertisement

“Ajo është kaq e lumtur me të gjithë procesin dhe e kënaqur me nënën surrogate”, shtoi burimi.

“Unë e dua atë,” tha Kardashian për The Real në nëntor të 2017-ës. “Kam marrëdhënien më të mirë me nënën surrogate, është kaq e bukur, është personi i përsosur për ta bërë këtë për familjen time”.

Kim dhe Kanye ishin të pranishëm në dhomën e lindjes kur vajza lindi në Çikago më 15 janar. Kim ishte personi i parë që kishte kontakt lëkurë me lëkurë me të porsalindurën.

Nëse Kim është e vendosur për një tjetër fëmijë, jemi shumë kuriozë të dimë si do e quaje…