Të gjithëve na ndodh që të kemi nostalgji për fëmijërinë dhe t’i kthehemi herë pas here atyre viteve duke “gërrmuar” në fotot e vjetra të familjes.
Siç duket, nostalgji për kohën e fëmijërisë pati mbrëmë edhe këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani, i cili sot është emër shumë i njohur dhe i dashur nga publiku.
 
Ai në Instastory hodhi dy fotografi të kohës kur ishte fëmijë, ku nga to vërehet se Ylli edhe si fëmijë ishte mjaft i lezetshëm. Kujtojmë që projekti i fundit i Yllit është ”Dritat”, të cilin e ka në bashkëpunim me 2Po2.
 
 
Advertisement