Kohët e fundit tema e ditës në Hollywood janë ngacmimet seksuale ndaj aktorëve.
Çdo ditë dalin histori të reja dhe rrëfime në lidhje me abuzimet seksuale. Shumë femra kanë ngritur zeërin dhe kjo ka bërë të organizohen edhe lëvizje të ndryshme si “Time is now” apo #MeToo, për t’i inkurajuar femrat të tregojnë me guxim historitë e tyre dhe të vendoset drejtësi. Kujtojmë që dhe kodi i veshjes në ndarjen e çmimeve Golden Globe ishte ngjyra e zezë pikërisht për këtë çështje.
Por duket se jo të gjithë janë pro pas këtyre lëvizjesh. Aktori i njohur Liam Neeson është një ndër të parët burra në Hollywood, i cili ka “dalë kundër grave” duke thënë se kjo tashmë është kthyer në një “Gjueti shtrigash”. Këto deklarata pasuan ato të aktores franceze Catherine Deneueve, e cila u shpreh disa ditë më parë në një letër të hapur ndaj lëvizjes #MeToo, ku shkruante se shumë burra po dënohen gabimisht.
Neelson ka qenë i ftuar në një emision irlandez dhe ka thënë:
“Ka disa njerëz, njerëz të famshëm, të cilët akuzohen papritur se kanë prekur gjunjët e një vajze dhe papritur po largohen nga programet e tyre. Kjo po kthehet në një “gjueti shtrigash”.