E rëndësishme është që janë shumë të lumtur bashkë!

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund fejesës në vitin 2013, për t’u ribashkuar në janar të 2016-ës, dhe që atëhere kanë qenë të pandarë.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Sipas raporimeve të fundit, thuhet se ata edhe mund te jenë martuar në Australi (Byron Bay) gjatë vitit të ri, kur Miley vizitoi familjen e Liam.

NW Magazine dhe Daily Mail shkruajnë se ata kanë organizuar një ceremoni private, larg kamerave dhe paparacëve.

“Byron Bay është një vend kaq special për ta, kështu që u pa si i duhuri. Aty ata kuptuan që s’jetonin dot pa njëri- tjetrin dhe vendosën ta çonin marrëdhënien e tyre drejt një stadi tjetër.” tha një burim i afërt me ta.

Ndërkohë, çifti ishte gjithë buzëqeshja teksa festonin ditëlindjen e 28-të të Liam gjatë fundjavës.

Edhe pse nuk kemi asgjë të konfirmuar nga vetë ata, na ngelet vetëm të shpresojmë se këto thashetheme janë të vërteta.