Me shaka apo jo, ky lajm ka mërzitur shumë fansa…

Në janarin e vitit të kaluar fansat e këngëtares së njohur, Beyonce u gëzuan kur u shpall lista e plotë e performuesëve në festivalin e famshëm, Coachella sepse Bey do të performonte në fundjavën e fundit në dy netë të paharrueshme.

Advertisement

Ama, Jay Z kishte plane të tjera dhe krijuesja e “Lemonade” anulloi koncertin për shkak të shtatëzanisë dhe vendin ia lëshoi Lady Gagas.

Dhe një vit më pas, Beyonce do të ngjitet në skenë për të dhënë atë që supozohej të na jepte në 2017-ën.

Menjëherë pas publikimit të listës së performuesve, ku përfshihen Beyonce, The Weeknd, Eminem etj, biletat dolën në shitje dhe brenda 3 orëve në site-n e Coachella u shfaq etiketa: “Sold Out/ E shitur!”.

E gjitha kjo na kujton nisjen e turneut “The Formation World Tour”, ku brenda pak orëve stadiumet më të mëdha të Europës, si Wembely, San Siro, Stade De France etj dhe në Amerikën e Veriut si LG, NRG, Met Life apo East Rutherford e Marlins Park u shitën të gjitha.

Tani na ngelet vetëm të presim të shohim postimet dhe videot live nga Coachella.