Në intervistën e tyre të parë, për “BBC” si të sapofejuar, Meghan Markle tregoi për takimin e parë me mbretëreshën si dhe për dashurinë e pamatë të Princ Harry-t ndaj gjyshes së tij të dashur.

Advertisement

Aktorja amerikane foli plot dashuri për mbretëreshën duke thënë se është një grua e mrekullueshme. Markle tha se kishte pirë çaj disa herë me mbretëreshën, ajo ishte treguar shumë e dashur me të, por dhe qentë e famshëm mbretërorë të racës corgis gjithashtu!
“U shtrinë pranë këmbëve të mia teksa pinim çaj dhe ishte kaq gjë e bukur.” tha ajo.

Nga ana tjetër, Princi Harry tha plot humor se qentë që i kishin lehur gjithë jetën shkuan e iu afruan të fejuarës së tij menjëherë. Nëse do të ketë diçka që do ta mbajë të lidhur fort aktoren me familjen mbretërore do të jetë padyshim dashuria për qentë. Gjërat midis çiftit u dukën që ishin serioze që kur Markle solli një prej qenve të saj të jetonte në pallatin mbrëtëror.

Ndërkohë qeni tjetër, labradori Bogart është ende në Kanada. Nga ana tjetër, siç edhe duket mbretëresha është po ashtu e dashuruar me qentë. Ajo ka patur plot 30 të tillë, të racës corgis.