Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku do të martohen në datën 1 shtator, në një ceremoni që do të nisë në orën 19:30.

Ata do të martohen në të njëjtin vend ku, në tetor të 2016-ës, u martuan Elia Zaharia dhe princi Leka: tek Pallati i Brigadave. Familja mbretërore shqiptare e ka quajtur ndryshe “pallati mbretëror” këtë vend; është rezidenca mbretërore ku mbreti Zogu dhe mbretëresha Geraldina nuk mundën të jetonin dot, për shkak të pushtimit italian.

Advertisement

Edhe ftesat janë ideuar në stilin e princeshave; një kuti e lidhur me shirit ka brenda ftesën me detajet e dasmës, si edhe një miniaturë karroce në formë zemre, si ajo e Hirushes.