Kanye West ka vendosur të hapë 21 dyqane të përkohshme në të gjithë botën ku do të shesë veshje që lidhen me albumin e tij më të fundit, “The Life of Pablo”.
West, i cili nuk është shumë i panjohur për botën e modës pasi bashkëpunon edhe me Adidas, i njoftoi qytetet ku do të hapen dyqanet përmes Twitter-it.
Ndërkaq pas pesë ditësh ai do të nis turneun e tij dy-mujor.
Ndër veshjet që janë shitur në dyqane ishte një bluzë e bardhë me të shkruar “Woke Up and Felt the Vibe” që kushton 105 euro, dhe një t-shirt me mëngë të gjata që shkruan “Kanye Loves Kanye” dhe kushton 75 euro.