Një mami sexy si Kim (FOTO)

Kim Kardashian është aktualisht në Meksikë duke pushuar me familjen dhe miqtë e saj.
Por ndërkohë që këto pushime u dukën më shumë si punë, pasi ishin mbushur me sesione fotografike, ajo i ka lënë punët mënjanë që të shijojë kohën e lirë dhe me fëmijët e saj.
Kim së bashku me vajzën North dhe djalin Saint janë argëtuar në pishinën e vilës së tyre në Punta Mita.
Ajo që binte në sy ishte trupi super në formë i Kim dhe rroba banjot shumë sexy që ajo kishte veshur.
Rroba banjot e bardha në stilin e viteve ’80 nuk i linin shumë vënd imagjinatës, pasi aq të vogla sa ishin, mezi i mbulonin format e Kim-it.
Që pas lindjes së djalit, Kim ka punuar shumë për t’u rikthyer në formë.
Ajo ka humbur rreth 32 kg, duke ndjekur dieta strikte, duke kryer procedura të tërheqjes së lëkurës së trupit, por edhe me palestër të përditshme.
35-vjecarja ka thënë se për të është shumë e rëndësishme të ketë një imazh pozitiv të vetes.

Advertisement