Kim dhe Kanye fitojnë gjyqin ndaj YouTube për videon e propozimit

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë fituar 440 mijë dollarë nga gjyqi ndaj Youtube për publikimin e videos ku West i propozonte Kim-it për martesë.
Në 2013-ën, rreperi surprizoi të dashurën e tij me një festë gjigande në parkun e bejzbollit AT&T, ku i propozoi për martesë para familjarëve dhe miqve të tyre.
Në një kohë që ngjarja u xhirua zyrtarisht për transmetimin në “Keeping Up With the Kardashians”, disa video amatore arritën të dilnin online në faqe si Youtube.
Cifti ngriti padi ndaj themeluesit të faqes, Chad Hurley, pasi sipas një marrëveshjeje që kishin firmosur të pranishmit, ndalohej publikimi i imazheve dhe videove të ngjarjes.
Tashmë Kim dhe Kanye kanë fituar gjyqin dhe Hurley do ti duhet ti paguajë një shumë prej 440 mijë dollarësh.

Advertisement