Madonna thotë se Drake iu lut ta puthte

Situata mes Drake dhe Madonna vazhdon të bëhet gjithnjë e më e cuditshme.
Këngëtarja 56 vjecare gjatë një seance pyetje-përgjigje online ka thënë se është penduar që e ka puthur rreperin gjatë festivalit Coachella.
“Më bëtë pyetje një milionë dollarëshe”, tha Madonna kur një prej fansave e pyeti nëse Drake puthte mirë.
“Putha një vajzë dhe më pëlqeu”, ka thënë ajo.
E nëse kjo përgjigje nuk ishte shumë e qartë rreth asaj që mendonte Madonna, ajo na qartësoi pak më vonë.
Një prej fansave e ka pyetur se cfarë këshille do ti kishte dhënë vetes nëse do të udhëtonte pas në kohë.
“Mos e puth Drake-un. Pavarësisht se sa herë të lutet”, ka qenë përgjigjia.
Të gjithë e kujtojmë reagimin e tmerrshëm të Drake pas puthjes që Madonna i dha në skenën e Coachella.
Megjithatë edhe pse u duk qartazi se atij nuk i pëlqeu aspak gjesti, vetë rreperi ka thënë fillimisht se reagimi erdhi si pasojë e shije së keqe të buzëkuqit që kishte vënë Mbretëresha e Pop-it dhe më pas ka thënë se entuziazmi dhe habia e tij janë keqkuptuar.

Advertisement