Si u transformua Gabriel Garko (FOTO)

I bukuri mes të bukurve dhe një ndër meshkujt që adhurohej nga femrat, por sa shumë ka zhgënjyer aktori italian Gabriel Garko, në daljen e tij të fundit në ekran.
I ftuar në programin “Arena” të Massimo Giletti-t në Rai Uno, Garko i ka habitur të gjithë adhuruesit.
Së fundmi, ai u është nënshtruar operacione plastike në fytyrë për të hequr rrudhat dhe shenjat e moshës, por me sa duket, nuk kanë rezultuar të suksesshme, përkundrazi.
Pas kësaj shfaqjeje televizive, kanë vërshuar komentet dhe sulmet në mediat sociale.
Një pjesë e mirë e adhuruesve të Garko-s jo vetëm që nuk e kanë miratuar këtë ndryshim të 42-vjeçarit, por kanë shkuar edhe më tej duke e krahasuar imazhin e tij të ri me atë të aktores italiane Eva Grimaldi.
Kjo e fundit, po ashtu ka pësuar një transformim të tmerrshëm pas ndërhyrjeve estetike.

Advertisement