Beyonce në Grammy do të japë spektakël!

Të gjithë mezi po presim të shohim shfaqjen që do të japë Beyonce në ndarjen e çmimeve Grammy këtë të Dielë.

Kurioziteti nuk po lë askënd të qetë sidomos kur rikujtojmë performancën e vjetshme me Jay Z në këngën “Drunk in Love”, por edhe performancën mbresëlënëse në 2014 në MTV Video Music Awards.
Presidenti i Recording Academy Neil Portnow ka thënë: “Kjo do të jetë diçka dramatike, shumë ndryshe nga çdo gjë që ajo ka bërë deri më sot. Do të jetë një moment spektakolar si për ne ashtu edhe për të.”
Beyonce, e cila këtë vit ka marrë gjashtë nominime (përfshi Album of the Year dhe Best Music Film), do të këndojë “Take My Hand Precious Lord” ndërsa më pas së bashku me John Legend do të interpretojnë “Glory”.
Lista e artistëve që do të performojnë këtë vit është vërtetë mbresëlënëse me emra si Madonna, Sam Smith, Ariana Grande, Katy Perry, Kanye West, Rihanna dhe Paul McCartney.
Portnow ka thëne se të gjithë do të na lënë gojëhapur.
Po përse ky edicion i çmimeve Grammy do të jetë për tu mbajtur mend?
“Gjithnjë përpiqemi t’ia kalojmë vetes dhe ti largohemi atyre që kemi bërë më parë, por çdo gjë ka të bëj me muzikën”, tha ai. “Janë performanca të vërteta, live, janë spontane. Këtë vit të gjithë do të mbeten të kënaqur pasi do të kemi surpriza të papritura.”
Edicioni i 57 i çmimeve Grammy transmetohet të dielën në CBS.

Advertisement