Bie në 6 mijë ha, sipërfaqja e tokave të përmbytura

Zv. ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Jani Babi, bëri të ditur sot se, situata e tokave të pëmbytura në Bashkinë Lushnje, ka rënë në 6 mijë hektarë nga 11 mijë që ishte para pak ditëve.

Në një komunikim telefonik për ATSH-në, zv.ministri Babi që nodhet në terren dhe po ndjek nga afër punën për normalizimin e situatës së përmbytjeve në qytetin e Lushjes, tha se, “aktualisht nuk ka rritje të sipërfaqeve të pëmbytjeve dhe puna e grupeve me ekspertë nga institucionet e linjsë është përqëndruar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore si për popullatën e këtyre zonave, dhe të bazës ushqimore për blegtorinë”.
Babi theksoi se, grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për të normalizuar situatën në çdo cep të vendit, ndërsa po bëhet identifikimi në terren i dëmeve të shkaktura nga përmbytjet në blegtori, bujqësi e objekte të tjera.

Advertisement