Këngëtarja amerikane vetëm pak vite më parë deklaroi se kishte ndërruar fe. Ajo kaloi nga besimi katolik në atë kabala (hebre). Tani Madonna ka deklaruar sërish se është duke studiuar një tjetër fe, atë myslimane. Ndoshta ky mendim i ka ardhur pasi i dashuri, Zaibat është mysliman?! Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike, Daily Mail. Të shohim se të cilës fe do t’i përkasë i dashuri i radhës i Madonna-s, e si rrjedhojë të kuptojmë se cili do të jetë besimi i saj i ri…