Rihanna e Chris Brown mund të martohen në Korrik në Barbados. Nuk ka ende konfirmime nga çifti, por një burim i Perez Hilton ka treguar se ceremonia do të zhvillohet në tokën mëmë të Rihanna-s dhe se çifti dëshiron të organizojë një festë jashtë çdo skeme. Një ide e kanë që tani. Sipas po të njëjtit burim anonim dy këngëtarët do të donin një festë me tatuazh bërës, flakë ngrënës dhe kamarierë shumë pak të veshur. Është e vërtetë që këta të dy janë pak të krisur por kjo ceremoni tingëllon shumë e ekzagjeruar… Imagjinoni të jeni të ftuar në një dasëm dhe të vijë t’ju shërbejë një kamarier gati nudo… Hmmmmmm… Një gjë është e sigurt që do të ishte një eksperiencë që do t’ju ngulitej thellë në mendje me shumë pak shanse që të ripërsëritej…