Në vendin perfekt!

Catherine Zeta Jones mund të ketë fituar një çmim Oscar për rolin e saj në CHICAGO, por kjo nuk e ka shtyrë aspak që të ndërmarrë më tepër role kryesore, përkundrazi. Aktorja është e lumtur me rolet që i interesojnë dhe me fokusimin tek familja. Teksa promovon filmin e saj më të fundit BROKEN CITY Catherine ka rrëfyer se në këtë moment ndodhet në vendin perfekt: “Jam e lumtur që bëj role interesantë dhe argëtues dhe që punoj me njerëz fantastikë. Gjëja tjetër është se jam shumë e lumtur me jetën time, me fëmijët dhe bashkëshortin tim. Unë kam një jetë dhe disa nga bashkëmoshatarët e mi nuk e kanë një të tillë”. Pas luftës me sëmundjen e kancerit tek i shoqi Michael Douglas shqetësimi i vetëm i Catherine është shëndeti dhe lumturia. “Michael gëzon shëndet të plotë. Do të luajë Ronald Regan dhe Liberace dhe kjo është madhështore. Fëmijët po ashtu janë shumë mirë vetëm se më duket sikur po rriten shumë shpejt”,- ka konfirmuar aktorja. Ne n’a vjen mirë që gjërat po shkojnë për mrekulli në familjen dhe karrierat respektive të aktorëve Douglas dhe Zeta-Jones.