9 shtatori është një ditë e trishtë për beatrix Ramosaj, pasi është data kur babi i saj humbi jetën.
Këngëtarja bëri dedikimin e ndjerë sot përmes një postimi në Instagram, të shoqëruar me një foto ku këngëtarja qëndron krah tij.
“Sot është 9 tetor, dita kur babai im ndërroi jetë në 2010-n. Kanë qenë 8 vite pa ty në jetën time dhe sërish më mungon çdo ditë. Ishte e vështirë të mos kisha një baba, por shpresoj se çfarë po bëj në jetën time të të bëjë krenar në parajsë. Të dua babi. Je engjëlli im mbrojtës”, shkruan Beatrix Ramosaj.
Kujtojmë se Beatrix e ka thënë shpesh herë që i ati ka pasur dëshirë që ajo të kishte një karrierë të suksesshme dhe duket se me punën e saj po ja arrin më së miri.