Një tjetër sukses për Dua

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, marsin e vitit 2020 publikoi albumin e saj të dytë të quajtur “Future Nostalgia”.

Albumi, i cili përmban gjithsej 11 këngë, përkon me stilin e viteve të ’80 dhe tashmë të gjitha këngët janë kompletuar edhe me klip. “Levitating” ndërkohë me DaBaby është një nga projektet që u prit shumë mirë në tregun internacional dhe është shndërruar në hit. Kjo u rendit në vendin e tretë në “Billboard Hot 100” duke lënë pas yjet si Ed Sheeran, Justin Bieber, The Weeknd e Ariana Grande.
Në vend të parë është renditur “Butter” e BTS kurse në të dytin “Good 4 u” e Olivia Rodrigo
Advertisement