50 vite nga fotoja e famshme: Përkujtohet ecja e “The Beatles” në vijat e bardha

Disa mijëra fansa të grupit legjendar “The Beatles” u mblodhën në Londër për të festuar përvjetorin e 50-të të fotos së famshme të grupit që shfaqet duke kaluar mbi vijat e bardha dhe që shërbeu si kopertina e albumit “Abbey Road”.

Beatles-mania shpërtheu teksa fansat hodhën të njëjtët hapa si idhujt e tyre, në pikëkalimin e këmbësorëve pranë studios Abbey Road, ekzaktësisht pesë dekada pas momentit kur katër legjendarët ecën mbi to për të realizuar kopertinën e albumit të tyre të fundit.

Advertisement

Fotografia e John Lennon- it, para shokëve të grupit, Ringo Starr, Paul McCartney dhe George Harrison, mbi vijat e bardha, është e famshme në të gjithë botën. Fotoja ishte realizuar rreth mesditës së 8 gushtit 1969 nga fotografi skocez, Iain Macmillan.

Në një seancë 10-minutëshe, ai kishte realizuar gjashtë shkrepje, nga të cilat, vetëm një, e pesta, u shfrytëzua. Ndërkohë, regjistrimet e fundit për albumin u bënë 12 ditë më vonë, më 20 gusht. Abbey Road u publikua më 26 shtator, gjashtë ditë pasi Lennon i kish’ thënë shokëve të grupit se do të shkëputej prej tyre.

abbey-road-50th-anniversary